PEJA
Zyrtarizohet Hysenagolli
25 June, 2013 @8:52
Skuadra kampione e Kosovës në basketboll, Peja, ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit shqiptar, Endrit Hysenagolli, nga Kamza, si lojtar i lirë.
Pas njoftimit të dhënë në portalin tonë ditë më parë se Hysenagolli ka nënshkruar për Pejën, nuk ka vonuar shumë dhe skuadra nga Karagaçi ka zyrtarizuar transferimin e tij.
Endrit Hysenagolli deri më tani ka qenë basketbollist i skuadrave shqiptare dhe Kosova do të jetë aventura e parë e tij jashtë vendit. Ai në Kosovë do të llogaritet si lojtar vendor, prej se FBK-ja ka mundësuar që çdo shqiptar të konsiderohet si jo i huaj në Superligën e basketbollit kosovar.
Peja e ka fituar edhe një betejë me Sigal Prishtinën dhe Sigkos Bashkimin me transferimin e Hysenagollit, pasi që të trija këto ekipe kanë qenë të interesuara për atë.
Ky është përforcimi i dytë i skuadrës kampione të Kosovës, pas Drilon Hajrizit, i cili kaloi në radhët e kampionit muaj më parë.