SIGAL PRISHTINA
Zyrtarizohet largimi i Wesson dhe Blajic
14 March, 2014 @23:39
Ashtu edhe sikur u bë e ditur dje, Sigal Prishtina ka konfirmuar lirimin e dy basketbollistëve të huaj Josip Blajic dhe K’Zell Wesson, pas fitores së sontme ndaj Besës, në rrjetin social Facebook.
Dyshja në fjalë nuk kanë qenë fare në ekipin prishtinas sonte, derisa ata nuk kanë plotësuar kërkesat e trajnerit të ardhur javë më parë, Marin Dokuzvoski.
Maqedoni Dokuzovski kishte cilësuar shumë të shtrenjtë amerikanin Wesson krahas shërbimeve që i ipte ai për skuadrën bardhekaltër, derisa Blajic që hynte si zëvendësuses vetëm në ligën ballkanike, nuk kishte arritur të tregohej në dy ndeshjet sa kishte mundësi të luaj para tij.
Kështu, Sigal Prishtina sonte luajti me vetëm tre lojtarë të huaj: Aurimas Kieza, Tay Waller dhe Kendrick Jones, derisa këto ditë pritet të gjejnë së paku një basketbollist të pozitës së qendrës para dy dueleve jetike në kuadër të ligës ballkanike, ndaj Craiovas si mysafire dhe Levski Sofias si vendase.