EUROPIANI U18 - DIV C / FEMRAT
1 pikë dallimi, Malta mposht Kosovën
6 July, 2017 @19:12
Kosova U18 në kategorinë e femrave edhe në ndeshjen e dytë nuk e shijoi fitoren në Kampionatin Europian, Divizioni C, duke pësuar me rezultat të ngushtë 38-37 kundër Maltas.
Të rejat që po i mbrojnë ngjyrat e Kosovës, pjesën e parë e përfunduan në epërsi, derisa në pjesa e dytë të ndeshjes edhe pse kaluan ngushtë sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, në fund nuk arritën ta fitojnë kundërshtaren e tyre.
Besjana Martinaj, ishte më e mira për Kosovën, e cila luajti me 13 pikë e 8 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Florentina Karavidaj që luajti me double-double me 12 pikë e 14 kërcime.
Vashat e Kosovës, ndeshjen e tretë do të luajnë nesër kundër Gjibraltarit.