RIVALI I KOSOVËS
Maqedonia natyralizon amerikanin Theodore
6 July, 2017 @10:26
Kundërshtarja e Kosovës në Grupin C parakualifikues për Kampionatin Botëror Kina 2019, IRJ Maqedonia, ka natyralizuar amerikanin që pritet të zyrtarizohet te Anadolu Efes, Jordan Theodore.
Theodore, 27 vjeç, 183 cm i gjatë, së fundi ka qenë pjesë e Banvitit në elitën e basketbollit turk, por këtë stinor është afër për të nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Anadolu Efesin, me rrogë vjetore pranë 1 milionë eurove.
Shiko: GRUPET PARAKUALIFIKUESE
Federata e Basketbollit të Maqedonisë (MKF) pret që Theodore, që luan në pozitën point-guard, të jetë zëvendësues i Bo McCalebbit, me të cilin reprezentacioni kishte ecur shumë përpara.