PARA SHORTIT
Sigal Prishtina mëson rivalët potenical në LK
5 July, 2017 @10:29
Liga e Kampionëve të basketbollit është para shortit të saj, ndërsa Sigal Prishtina si pjesëmarrëse e re në te, nga 16 skuadra sa bëjnë pjesë në raundin e parë kualifikues, ka mësuar 8 klubet që do të mund të jenë rivalet potenciale të saja.
Kjo, pasi që Liga e Kampionëve në basketboll ka vendosur Sigal Prishtinën në vazon e ekipeve jobartëse.
Kështu, rivalë të Sigal Prishtinës në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve mund të jenë: Avtodor Saratov (RUS), Benfica (POR), Divina Seguros Joventut (ESP), Kalev Cramo (EST), Reisen Ludwigsburg (GER), Telenet Giants Antwerp (BEL), Tsmoki Minsk (BLR) dhe Vytautas (LTU).
Njejtë, cilido kundërshtar që i bie në short Sigal Prishtinës, bardhekaltërit do të jenë vendas në ndeshjen e parë.
Shorti mbahet më 11 korrik në Mies të Zvicrës. Ndërsa ndeshjet kualifikuese zhvillohen më 19 dhe 21 shtator.
Sigal Prishtina është duke bërë pjesë në vazon jobartëse, bashkë me Lulea (SWE), Bosna Royal Sarajevo (BIH), Dinamo Tbilisi (GEO), Donar Groningen (NED), Kapfenberg Bulls (AUT), Karposh Sokoli (MKD) - që nuk do të jenë kundërshtaret e bardhekaltërve në short.
RIVALËT POTENCIAL TË PRISHTINËS:
Avtodor Saratov (RUS) | Benfica (POR) | Divina Seguros Joventut (ESP) | Kalev Cramo (EST) |
Reisen Ludwigsburg (GER) | Telenet Giants Antwerp (BEL) | Tsmoki Minsk (BLR) | Vytautas (LTU). |