EUROPIANI U 18 - DIV C
Dita II: Kosova - Armenia
5 July, 2017 @9:32
Basketbollistët e Kosovës U18 në Kampionatin Europian të Divizionit C që po mbahet në Qipro, pas humbjes së djeshme ndaj Norvegjisë, sot do të ndeshen me Armeninë.
Dallimi kryesor në përballjen me Norvegjinë U18 u bë në çerek të fundit, pasi që pas 30 minutave lojë rezultati ishte 57-55. Por, në 10 minutëshin e fundit shpresat norvegjeze fituan 82-65.
Ndërkaq, Armenia është mposhtur 80-47 nga nikoqiri dje, Qipro.
Ndeshja luhet në Eleftheria Arena të Nikozisë dhe nis në ora 15:00 me kohën tonë lokale.