DARDAN BERISHA
Dardani në bisedime me Prishtinën
5 July, 2017 @8:36
Basketbollisti më i dalluar i Kosovës aktualisht, Dardan Berisha, që stinorin e kaluar ishte pjesë e ekipit Juvecaserta në Serie A të Italisë, është në bisedime me Sigal Prishtinën, kampionen e shumëfishtë të Kosovës.
Dardan Berisha (dtl. 15 nëntor 1988) është shprehur të jetë i gatshëm t’i ndihmojë bardhekaltërve në rrugëtimin e tyre debutues në Ligë të Kampionëve të basketbollit, mirëpo, siç ka cekur Koha ditore në njoftim të saj, lojtari është i gatshëm të ndihmojë gjatë kualifikimeve.
Nëse Sigal Prishtina siguron fazën grupore të Ligës së Kampionëve, Dardani do të mbetet në klub, ndërsa nëse eliminohet gjatë kualifikimeve, ai do të shkëput kontratën.
Sigal Prishtina deri më tash ka njoftuar për dy përforcime me basketbollistë amerikan. Keon Johnson dhe Zeek Woodley janë dy përforcimet e para të klubit. Ndërsa si trajner është emëruar turku me përvojë, i rikthyer te bardhekaltërit, Ahmet Kandemir.