MAN OF THE MATCH
19 minutat e Davisit
5 October, 2015 @20:51
Peja kishte përballje të lehtë në xhiron e parë të Superligës, ku kaloi si në stërvitje ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.
Për më tepër, trajneri Branimir Pavic i dha mundësi të gjithë basketbollistëve në dispozicion që të shijojnë Superligën, qoftë edhe për disa minuta.
Lexo: Raporti i ndeshjes
Por, performanca e amerikanit Ronald Davis ka qenë mbresëlënëse. Amerikani për 19 minuta të qëndruara në parket ka shënuar 27 pikë, 3 kërimce, 6 asistime dhe 1 top të vjedhur.
Ai ka pasur mesatare të hatashme nga loja duke qëlluar 9 herë nga 10 tentime për dy pikë nga zona, 1 tentim dhe 1 shënim për 3 pikë si dhe 100% i saktë nga gjuajtjet e lira - të gjitha këto, kanë bërë që Davis të kutohet me efiçencë 39 në këtë përballje për të marrë epitetin e lojtarit të ndeshjes.
Shiko: TABELA AKTUALE
Pas tij më të dalluarit në këtë përballje kanë qenë qendra kroate Nenad Delic me efiçencë 22, ku regjistroi 14 pikë, 6 këricme e 5 asistime si dhe Alban Veseli me efiçencë 21, duke shënuar 17 pikë dhe regjistruar 4 asistie e 3 kërcime në përballje ndaj Vëllaznimit.
TOP PLAYERS:
1 | Ronald DAVIS | PEJA | 39 Efficiency | |
2 | Nenad DELIC | PEJA | 22 Eff. | |
3 | Alban VESELI | PEJA | 21 Eff. |