TOP 5 / FIBA EUROPE CUP
2 lojtarë nga grupi i Prishtinës në TOP 5
1 November, 2018 @21:17
Playmakeri i Bakken Bearsit, Tobin Carberry, me performancën e tij të shkëlqyer kundër Prishtinës, është përzgjedhur ndër 5 lojtarët më të mirë të javës në FIBA Europe Cup.
27 vjeçari Carberry, kundër Prishtinës luajti me 26 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, ku ishte më i miri në fitoren e skuadrës së tij Bakken Bears.
Në TOP 5-shen e FIBA Europe Cupit, nga grupi i Prishtinës hyri edhe lojtari i Cherkaski Mavpyt, Chris Cokley. Ai luajti me 26 pikë, 10 kërcime e 1 top të vjedhur ndaj Steaua Bucureshti.
Në TOP 5-shje e javës ishin edhe: Tre Mclean (Avtodor Saratov), Kris Richard (CSM CSU Orader) dhe Keshun Sherrill (New Heroes Den Bosch).
Prishtina aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Grupin E, me bilanc prej 2 fitoreve e 1 humbje. Në ndeshjen e radhës do të përballet me Cheskaski Mavpyn më 7 nëntor.