TOP PERFORMANCES @ GW 6
TOP performancat në Superligë (VI)
1 November, 2018 @19:50
Pas përfundimit të xhiros së gjashtë në Superligë të Kosovës në basketboll, Eurobasket.com ka përzgjedhur lojtarët më të dalluar të xhiros.
Playmakeri i Trepçës, Mark Dorris, është përzgjedhur më i miri i xhiros.
Dorris në ndeshjen kundër Prizrenit, shkëlqeu me shifrat magjike triple-double. 33 vjeçari, luajti me 21 pikë, 15 kërcime e 13 asistime.
Pas tij, në vend të dytë është renditur amerikani i Rahovecit, Deshon Minnis, që luajti me 29 pikë, 9 kërcime e 8 asistime kundër Prishtinës.
I treti në listë është Patrick Wrencher i Boreas. Pavarësisht nga humbja e skuadrës pejane, Wrencher luajti me 27 pikë, 14 kërcime e 4 asistime ndaj Bashkimit.
Të tjerët në listë janë renditur kështu: 4. Jordan Capps (Bashkimi), 5. Terrell Everett (Ylli), 6. Robert Jones III (Ylli), 7. Dardan Berisha (Prishtina), 8. Maurice Williams (Lipjani), 9. Urim Zenelaj (Prizreni) dhe 10. Beqë Kovaçi (Borea).