Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MH PRISHTINA - LIPJANI

2 në 2 për MH Prishtinën

2 në 2 për MH Prishtinën


11 November, 2020 @23:15

Marigona Hill Prishtina e regjistroi fitoren e dytë rresht në Ligën e Parë.

Skuadra prishtinase e mposhti Lipjanin me rezultat 90-66, derisa në shumicën e kohës e mbante epërsinë dhe e kontrolloi ndeshjen për ta vazhduar serinë e fitoreve.

Visar Ejupi ishte më i dalluari me 25 pikë e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Ilir Hasani me 12 pikë, 7 asistime, 6 kërcime e 4 topa të rrëmbyer.

Te Lipjani më i miri ishte Egzon Hasani me double-double prej 16 pikëve e 11 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

MH Prishtina ka bilanc prej 2 fitoreve e 0 humbjeve, kurse Lipjani me 0 fitore e 2 humbje gjendet në fund të tabelës.

Në xhiron e tretë Marigona Hill Prishtina përballet me Megasportsin në Prizren, kurse Lipjani e pret Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë