JAREN SINA
22 minuta për Sinën në fitore
28 January, 2018 @12:54
Basketbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Jaren Sina, ka qenë 22 minuta në lojë në përballjen që ekipi i tij Ada Blois mposhti Nancyn si mysafir në xhiron e 17 të ProB të Francës, 79-65.
Sina ka shënuar 8 pikë në fitore, ndërsa ka shutuar 2/4 për tre dhe 1/2 për dy pikë në përballjen ku ekipi i tij ka ngritur bilancin në 14-3 dhe është në pozitën e dytë të ProB të Francës, e në rrugë të mirë për tu ngritur në elitë.