WARRIORS - CELTICS
Curry 49 pikë kundër Bostonit
28 January, 2018 @10:28
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, arriti ta mposht Boston Celticsin me rezultat 109-105.
Në këtë takim ylli i Warriorsave, Stephen Curry, ishte i disponuar për ndeshje. Ai luajti me 49 pikë që ishte shifra më e madhe e stinorit për të.
Curry nga vija e treshit ishte i saktë 8 herë në 13 tentimet e tij, derisa u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 20 pikë të tjera.
Te Bostoni më i miri ishte Kyrie Irving me 37 pikë.
Që të dyja skuadrat gjenden në krye të Konferencave të tyre, derisa kjo ishte fitorja e 40 e stinorit për Golden State Warriors.