PENZA (F) - PRISHTINA (F)
3 herë rresht!
3 March, 2019 @16:35
Vashat e Prishtinës duke e mposhtur Penzën me rezultat 51-81, arritën ta fitojnë Kupën e Kosovës për të tretën herë rresht.
Prishtina me mbrojtje të mirë në çerekun e parë, pësoi vetëm pesë pikë dhe me lojë të mirë edhe në fazën ofansive e dominoi totalisht ndeshjen.
Irma Konjusha ishte më e dalluara te Prishtina me 21 pikë e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Ermelinda Shatri me 16 pikë dhe Breannan Farrar me 12 pikë të tjera, kurse me double-double prej 10 pikëve e 11 kërcimeve luajti Saranda Daci.
Te Penza më e mira ishte Tringa Ukaj me 17 pikë, derisa me pikë dyshifrore luajti edhe Diedona Halitaj (13 pikë).
Kjo është hera e 11 që klubi i Prishtinës në konkurrencën e femrave arrin ta fitojë Kupën e Kosovës.