SUNS - LAKERS
Pësojnë ndaj skuadrës më të dobët
3 March, 2019 @10:44
Skuadra e Los Angeles Lakersit, po i vështirëson punët për Play Off.
Lakersat pësuan ndaj skuadrës më të dobët aktualisht në NBA, Phoenix Suns, me rezultat 118-109.
LeBron Jamesi shkëlqeu me 27 pikë, 16 asistime e 9 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Në anën tjetër Deandre Ayton luajti me 26 pikë e 10 kërcime, si dhe u ndihmua edhe nga Devin Booker me 25 pikë të tjera.
Kjo ishte humbja e 33 e stinorit krahas 30 fitoreve për Lakersat, të cilët gjenden në pozitën e 10 në Konferencën Perëndimore.