Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA - REAL MADRID

Barcelona dominon edhe në basketboll El Clasicon

Barcelona dominon edhe në basketboll El Clasicon


1 March, 2019 @23:42

Pas dominimit në futboll në këtë mesjavë skuadra blaugrane ka mposhtur mbretërit edhe në basketboll me rezultat 77-70 në El Clasicon e dytë të këtij stinori në Euroligë.

Pas kësaj fitore barazohen 1-1 me lojë në Euroligë, pasi që në ndeshjen e parë fituan madrilenët, në kryendeshjen e javës basketbollistët vendas luajtën mbrojtje më të mire krahas mysafirëve duke e gjetur fitoren e radhës.

Dominues në trapez ishte qendra kroate Ante Tomic te vendasit duke shënuar 22 pikë dhe 13 kërcime i ndihmuar edhe nga Thomas Heurtel i cili poashtu bëri double-double me 17 pikë dhe 10 asistime, derisa te mysafirët Rudy Fernandez ishte më i dalluari duke shënuar 15 pikë.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore Barcelona ka një bilanc prej 15 fitoreve dhe 9 humbjeve, ndërsa Reali ka 18 fitoreve krahas edhe 6 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague