YLLI - PRIZRENI
Vendi i tretë i takon Yllit
2 March, 2019 @20:32
Skuadra nga Suhareka Ylli, duke e mposhtur Prizrenin me rezultat të thellë 91-67, e përfundoi Kupën e Kosovës në vendin e tretë.
Vetëm çereku i parë rezultati ishte i barabartë (18-18), e më pas ndeshjen e kontrolloi skuadra e trajnerit Arben Krasniqi.
Clayton Everett ishte koshashënuesi më i mirë i Yllit me 26 pikë, derisa në trapez shkëlqeu edhe Romelo Banks duke i rrëmbyer 25 kërcime për Yllin.
Te Prizreni Elliott Cole ishte më i dalluari me 17 pikë, kurse me double-double prej 14 pikëve e 10 kërcimeve luajti Malcolm Canada, por nuk mjaftoi për fitore.
Ndeshja për vendin e tretë për herë të parë u zhvillua sivjet, derisa finalja është nesër në ora 17:00 në mes të Prishtinës dhe Rahovecit.