XHIRO III

Foto: Arian Paçarizi / BOROZANI
3 ndeshje nga Superliga e Basketbollit, vëmendja në Gjakovë
14 October, 2017 @11:49
Pas ndeshjes që u luajt mbrëmë mes Trepçës e Yllit, Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me 3 ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së tretë.
Dueli i parë i ditës zhvillohet në kryeqytet mes Sigal Prishtinës e Kerasan Prishtinës, në një takim ku kampioni në fuqi është favorit absolut për fitore. Ky takim fillon në ora 14:00.
Duel tjetër mes skuadrave nga i njëjti qytet zhvillohet në Pejë. Borea e Peja takohen në “Karagaç”, në një takim që pritet të jetë mjaft interesant, kur dihet se të dyja skuadrat momentalisht përbëhen tërësisht nga lojtarë vendor. Ndeshja fillon në ora 19:30.
Gjithsesi, vëmendja kryesore sonte është në palestrën “Shani Nushi” të Gjakovës, ku Rahoveci e Bashkimi takohen me fillim nga ora 18:00. ‘Vreshtarët’ kanë dy fitore pas dy ndeshjeve të para, përfshirë këtu një fitore ndaj Yllit në Therandë, derisa prizrenasit deri më sot kanë një fitore e një humbje.