UNICAJA MALAGA - FENERBAHCE
Kampioni nis me humbje, pëson në fund
13 October, 2017 @10:22
Kampioni aktual i Euroligës, Fenerbahçe, e nisi stinorit të ri me humbje, duke u mposhtur nga Unicaja Malaga me rezultat të ngushtë 68-67.
Fenerbahçe gjatë ndeshjes kishte një epërsi komfore, por një seri prej 18-3 e Malagas, bëri që të kalojë skuadra spanjolle në epërsi.
Krejt në fund, lojtari grek i Fenerbahçes, Kostas Sloukas, e kishte rastin për ta fituar ndeshjen, por ishte i pa suksesshëm në topin e fundit.
Giorgi Shermadini, ishte i vetmi te Malaga që luajti me pikë dyshifrore (12 pikë), ndërsa te Fenerbahçe më i miri ishte Kostas Sloukas me 15 pikë e 7 asistime, që nuk mjaftuan për t’ia sjellë kampionit aktual të Euroligës fitoren në fillim të stinorit të ri.