NGA INFORMATORI
300€ gjobë për Pejën
1 February, 2017 @15:23
Nga përballjet e zhvilluara në xhiron e XV të Superligës, në Informatorin e publikuar sot është shqiptuar vetëm një dënim.
Dënimi është në të holla për ekipin e Pejës në shumë prej 300 eurove, ka bërë të ditur Komesari i Garave përmes Informatorit.
Si shkak për këtë është përmendur hedhja e gjësendeve në fushë të lojës gjatë ndeshjes derbi Peja-Prishtina të zhvilluar në fundjavën që e lamë pas, dhe sipas Propozicioneve të Garave, vendasit duhet të paguajnë këtë shumë në FBK para xhiros së radhës.
Peja u mposht nga Prishtina në këtë ndeshje dhe tash ka bilanc 11-2 pas 13 ndeshjeve të zhvilluara.