TOP 10 PERFORMANCES @ GW 16
10 performancat më të mira të xhiros XVI
31 January, 2017 @15:36
Basketbollisti amerikan i G. E. Yllit, Chris Olivier, është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së XVI të Superligës së Kosovës në basketboll, pas performancës së treguar në ndeshje ndaj Trepçës nga Eurobasket.com.
Olivier ka luajtur me double-double për Yllin në këtë fitore të rëndësishme për skuadrën suharekase. 29 pikë dhe 13 kërcime kanë qenë shifrat kryesore të lojtarit në fjalë, që arriti këtë muaj në ekipin e tij të ri.
Pas tij është renditur organizatori i Bashkimit, Mikaeile Tmusic, që ka qenë më i miri në përballjen e ekipit të tij ndaj Kerasanit. Tmusic luajti me 30 pikë e 5 kërcime në këtë fitore.
Në vend të tretë është renditur talenti i Kerasan Prishtinës, Genc Gashi, që ka thyer rekordin e pikëve të shënuara në një ndeshje këtë stinor në Superligë, 36 pikë.
Krejt lista e TOP 10-shes për xhiron XVI është mëposhtë.
TOP 10 performancat e javës në Superligë:
1 | Chris OLIVIER | KB G. E. Ylli | ||
2 | Mikaile TMUSIC | KB Bashkimi | ||
3 | Genc GASHI | KB Kerasan Prishtina | ||
4 | Jabarie HINDS | KB Sigal Prishtina | ||
5 | Imer TAHIRI | KB Bashkimi | ||
6 | Beqë KOVAÇI | KB Vëllaznimi | ||
7 | Tyler DEIHL | KB Rahoveci | ||
8 | Trae ANDERSON | KB G. E. Ylli | ||
9 | Qëndrim BIRAJ | KB Bashkimi | ||
10 | Jamie SKEEN | KB Peja |