MAVS vs CAVS
Dallas mposht Jamesin për herë të parë që nga 2011
31 January, 2017 @8:44
Skuadra e Dallas Mavericksit mposhti kampionin aktual të NBA-së, Cleveland Cavaliersin, me rezultat 104-97.
Dallasi, superyllin LeBron James, nuk e kishte mposhtur që nga finalja e vitit 2011, kur ishte pjesë e Miami Heatit.
Harrison Barnes luajti me 24 pikë e 11 kërcime për skuadrën nga Teksasi në këtë fitore.
Ndërsa në anën tjetër, Clevelandi luajti pa yllin Kevin Love i cili kishte një problem në shpinën e tij, e LeBron Jamesi regjistroi 23 pikë, 9 kërcime e 9 asistime, që nuk mjaftuan për fitore.
“Kalorësit” nuk janë duke kaluar formë të mirë në këto ndeshjet e fundit, por ende gjenden në maje të Konferencës Lindore me 32 fitore e 15 humbje deri më tani.