PAS 4 VAZHDIMEVE
Ndeshja e “çmendur” i takoi Atlantës
30 January, 2017 @9:36
Për ta përcaktuar fituesin në duelin ndërmjet Atlanta Hawks dhe New York Knicks, është nevojitur ndeshja të shkonte katër herë në vazhdime.
Të pranishmit në “Philips Arena” u ngopën me basketboll, derisa për ta shijuar vazhdimin e pestë rastin në fund e humbi lojtari i Knicksit, Courtney Lee, dhe ndeshja përfundoi 142-139 në të mirë të Atlantës.
Te Atlanta, Paul Milsap ishte në parket për 60 minuta, derisa i shënoi 37 pikë, i rëmbeu 19 kërcime dhe i bëri 7 asistime, duke qenë më efikasi në skuadër.
Në anën tjetër, Carmelo Anthony luajti me 45 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.
Atlanta Hawks ka bilanc prej 28 fitoreve e 20 humbjeve deri më tani.