STATS
Hapësirë për të gjithë nga trajneri i ri i Prishtinës
28 January, 2017 @21:32
Në fitoren që Prishtina e shënoi në derbin ndaj Pejës, te Prishtina debutoi në Superligë Audrius Prakuraitis, trajneri i ri lituanez.
E veçanta tjetër e lituanezit Prakuraitis përveç debutimit me fitore ishte edhe fakti që ai iu dha hapësirë të gjithë basketbollistëve të ftuar për këtë takim.
Edhe pse ishte ndeshje derbi, asnjë nga 11 lojtarët e Prishtinës nuk luajti më pak se 6 minuta në këtë takim.