PEJA - PRISHTINA
Superderbi i takon Prishtinës
28 January, 2017 @20:42
Me fitoren e kryeqytetasve u mbyll superderbi i Superligës, duke bërë kështu që trajneri lituanez i Prishtinës të debutojë me fitore në Superligë.
Prishtina sonte ishte skuadër më e mirë që nga çereku i parë, çerek në të cilin u dallua Drilon Hajrizi me plot 8 pikë. Vazhdimësia e lojës së mirë të Prishtinës u pa edhe në çerekun e dytë, ndërsa çereku i tretë dhe i katërt veçse e vulosën fitoren e kryeqytetasve në superderbin e xhiros së XVI në Superligë.
Mund të thuhet që një nga shkaktarët kryesorë për humbjen e Pejës sonte, e cila ishte e para në shtëpi sa i përket Superligës sivjet, ishin tentimet e shumta joefikase nga loja. Pejanët gjuajtën me saktësi 37% për 2 pikë dhe 20% për 3 pikë, derisa pikë dyshifrore patën vetëm 2 lojtarë, Veseli dhe Skeen.
Alban Veseli takimin e mbylli me 19 pikë, prej të cilave 4 treshe, 6 kërcime e 3 asistime, derisa Skeen realizoi double-double me 16 pikë, 12 kërcime e 1 asistim.
Më të dalluarit tek skuadra fituese e Prishtinës ishin Jabarie Hinds me 19 pikë, 6 kërcime e 7 asistime dhe Drilon Hajrizi me 16 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.
Me fitoren e shënuar sonte, Prishtina vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës me 13 fitore e 2 humbje pas 15 ndeshjeve, kurse për Pejën, e cila ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara momentalisht, kjo ishte humbja e dytë sezonale.
PEJA
1 | Alban Veseli (37:10) | 19 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
2 | Jamie Skeen (28:40) | 16 pikë | 12 kërcime | 1 asistim |
3 | Noah Dahlman (15:33) | 8 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Lamarcus Reed (28:38) | 8 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | Austin Tillotson (21:11) | 5 pikë | - | 5 asistime |
6 | Mirza Ahmetbasic (25:08) | 4 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
7 | Cameron Rundles (22:10) | 4 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
8 | Egzon Kuqi (15:25) | 3 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
9 | Arti Hajdari (6:00) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Leonard Mekaj | - | - | - |
11 | Blendi Matoshi | - | - | - |
12 | Mirza Muric | - | - | - |
SIGAL PRISHTINA
1 | Jabarie Hinds (33:26) | 19 pikë | 6 kërcime | 7 asistime |
2 | Drilon Hajrizi (32:31) | 16 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
3 | Nenad Delic (27:11) | 9 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Granit Rugova (19:26) | 7 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Fisnik Rugova (23:24) | 6 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
6 | Rinor Peci (9:26) | 6 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
7 | Curtis Davis (6:33) | 5 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
8 | Cameron Forte (10:04) | 5 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Urim Zenelaj (11:20) | 4 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Edmond Azemi (19:11) | 2 pikë | 4 kërcime | - |
11 | Muhamedali Janjeva (7:22) | - | 1 kërcim | - |