KRYHET PJESA E PARË
Kerasan në epërsi ndaj Bashkimit
28 January, 2017 @16:34
Ka përfunduar në këto çaste pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Bashkimit, në kuadër të xhiros XVI të Superligës.
Kerasan Prishtina është në epërsi ndaj Bashkimit 40-38, ndërsa çereku i parë kishte përfunduar 14-17 në të mirë të ekipit prizrenas.
Më efikasi pas 20 minutave te ekipi i Kerasanit është Genc Gashi me 23 pikë, ndërsa te Bashkimi Imer Tahiri me 10 pikë të shënuara.
Ajo që vlen të theksohet është se në ekipin e Bashkimit nuk figuron në këtë ndeshje amerikani Kayel Locke.