VËLLAZNIMI - RAHOVECI
Vëllaznimi i pafuqishëm për Rahovecin
28 January, 2017 @17:45
Në takimin e xhiros së XVI mes Vëllaznimit e Rahovecit në palestrën ‘Shani Nushi’, fituese doli skuadra mysafire e Rahovecit, e cila dallimin mes skuadrave e shfaqi në çerekun e dytë, çerek që doli të ishte vendimtar në epilogun përfundimtar të takimit.
Çereku i parë mes skuadrave ishte i barabartë, ndërsa forcën Rahoveci e tregoi në të dytin, duke shënuar plot 37 pikë dhe duke pranuar vetëm 14 pikë, për t’iu afruar kështu shumë fitores.
Në pjesën e dytë, takimi vazhdoi me Rahovecin që veçse kishte krijuar epërsi solide dhe gjakovarët ishin të pafuqishëm për të shkaktuar ndonjë befasi.
Më të dalluarit tek skuadra e drejtuar nga Jeton Nixha ishin Tylor Deihl me 15 pikë, 1 kërcim e 6 asistime dhe dyshja Mustafë Merovci e Altin Morina me nga 14 pikë të shënuara, derisa te vendasit më i dalluari ishte i saporikthyeri Beq Kovaqi me 22 pikë, 6 kërcime e 2 asistime. Përveç tij, pikë dyshifrore të Vëllaznimi pati edhe Atik Koshi, 13.
Kjo fitore bën që Rahoveci të ketë bilanc 6-8 pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, kurse Vëllaznimi ka bilanc 2-14 dhe ndodhet në vendin e parafundit.
VËLLAZNIMI
1 | Beq Kovaçi (28:49) | 22 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Atik Koshi (38:09) | 13 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
3 | Gent Zeka (32:45) | 8 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
4 | Leutrim Berisha (23:21) | 8 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Musab Mala (20:36) | 8 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
6 | Driton Rraci (24:46) | 7 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Kreshnik Avdija (28:28) | 7 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Dardan Brovina (3:02) | 0 pikë | - | - |
9 | Drin Domi | - | - | - |
10 | Otan Shehu | - | - | - |
11 | Dielli Bakalli | - | - | - |
RAHOVECI
1 | Tylor Deihl (20:00) | 15 pikë | 1 kërcim | 6 asistime |
2 | Mustafë Merovci (20:00) | 14 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
3 | Altin Morina (26:09) | 14 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
4 | Muhamed Hasani (30:00) | 12 pikë | 4 kërcime | 9 asistime |
5 | Rashan Belinger (13:57) | 9 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
6 | Ylli Gashi (14:45) | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
7 | Albatrit Berisha (16:38) | 7 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
8 | Besnik Sharku (12:24) | 6 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
9 | Artin Gashi (12:49) | 6 pikë | 2 kërcime | - |
10 | Driton Bajrami (10:00) | 6 pikë | - | - |
11 | Valon Bunjaku (13:50) | 0 pikë | 4 asistime | - |
12 | Albion Metballa (9:24) | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |