LIVE: PEJA - PRISHTINA

Pas 20 minutave, +4 për Prishtinën
28 January, 2017 @19:43
Pas 20 minutave lojë, rezultati në ‘Karagaç’ shënon 39-43 në të mirë të Prishtinës.
Çereku i dytë nisi me Pejën që shënoi 3 trepikësha të shpejt, kurse te Prishtina këtë çerek ra në sy loja e mirë e Nenad Delic.
Deri më tash te Peja po dallohen Alban Veseli me 12 pikë dhe Jamie Skeen me 9, derisa te Prishtina, Drilon Hajrizi ka 11 pikë dhe Nenad Delic 7.