REKORD NË SUPERLIGË
Rekord stinori nga Genc Gashi
28 January, 2017 @20:12
Basketbollisti i Kerasan Prishtinës, Genc Gashi, ka thyer sot rekordin e stinorit në Superligë për pikë të shënuara në një ndeshje.
Basketbollisti i talentuar që në muajin e ardhshëm do t’i mbush të 20-at, në përballjen e sontme kundër Bashkimit ka shënuar plot 36 pikë, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë askush deri më tani.
RAPORTI I NDESHJES KERASAN PRISHTINA-BASHKIMI
Rekordi i deritashëm ishte në emër të Urim Zenelajit, i cili me fanellën e Yllit i kishte shënuar 35 pikë Sigal Prishtinës, në ndeshjen e xhiros XII.
Basketbollistët me më së shumti pikë për ndeshje në këtë stinor
GENC GASHI (Kerasan Prishtina) | 36 pikë | kundër Bashkimit, java XVI | |
URIM ZENELAJ (G.E. Ylli) | 35 pikë | kundër Sigal Prishtinës, java XII | |
URIM ZENELAJ (G.E. Ylli) | 34 pikë | kundër Kerasan Prishtinës, java XIII | |
URIM ZENELAJ (G.E. Ylli) | 34 pikë | kundër Vëllaznimit, java XIV | |
KEJUAN JOHNSON (Bashkimi) | 33 pikë | kundër Yllit, java IV | |
LAMARCUS REED (Peja) | 33 pikë | kundër Yllit, java VIII | |
ARIAN QALLAKU (Vëllaznimi) | 33 pikë | kundër Rahovecit, java IX | |
ERGIN GROSHA (G.E. Ylli) | 33 pikë | kundër Vëllaznimit, java XIV |