TEAM OF THE WEEK 16
5-shja e xhiros XVI në Superligë
30 January, 2017 @23:59
Dy basketbollistët e posaardhur te Ylli kanë pasur performancë të mrekullueshme për ekipin e tyre të ri, duke i sjellë fitore ndaj Trepçës.
Kjo ka qenë humbja e parë e Trepçës nga një ekip i pjesës së poshtme të tabelës, ndërsa Chris Olivier dhe Trae Anderson, kanë zënë vend në pesëshen më të mirë të xhiros XVI nga Borozani.com
Genc Gashi i Kerasan Prishtinës, përkundër humbjes, me rekord pikët e shënuara, gjithashtu ka hyrë në pesëshe të javës, ndërsa dy të tjerët janë lojtarët më të dalluar të Sigal Prishtinës në fitoren e madhe në superderbi ndaj Pejës, Drilon Hajrizi dhe Jabarie Hinds.