FORTE DHE DAVIS
Dyshja e fundit amerikane e Prishtinës, në largim
30 January, 2017 @23:21
Dy amerikanët e fundit të ardhur në prova te Sigal Prishtina, Curtis Lee Davis dhe Cameron Forte, duket se nuk kanë bindur drejtuesit e ekipit kampion të Kosovës për të qenë pjesë e tyre deri në fund të stinorit.
Së paku, kështu ka bërë të ditur sot Koha Ditore, që në një bisedë me drejtorin e klubit bardhekaltër ka konfirmuar largimin e dyshes, që ishte pjesë e ekipit në fitoren e superderbit ndaj Pejës në fundjavën që e lamë pas.
Forte, luajti 10 minuta për Prishtinën në derbi ndaj Pejës dhe shënoi 5 pikë e 1 kërcim, ndërsa Curtis Lee Davis ishte në parket për 6 minuta e gjysëm ku dha 5 pikë, shënoi 1 kërcim dhe bëri 2 asistime.
Me largimin e dyshes, te Sigal Prishtina nga lojtarët e huaj do të mbeten vetëm Jabarie Hinds, Nenad Delic dhe Fuquan Edwin, ky i fundit ende nuk ka debutuar.