ISH LOJTARI I BARDHEKALTËRVE
Willie Kemp nesër te Prishtina
30 January, 2017 @22:51
Basketbollisti amerikan, Willie Kemp, që u bë i famshëm te Sigal Prishtina me treshen e shënuar në sekonda të fundit të finales së fundit të Kupës së Kosovës, pritet të kthehet nesër te ekipi bardhekaltër.
Njoftimin e ka dhënë sot Koha Ditore, duke shkruar e Kemp 30 vjeç do t’i bashkohet Sigal Prishtinës të martën (nesër).
Kemp së fundi ka luajtur në Tunis, për ekipin ES Sahel.