CLEVELAND - OKLAHOMA
Irving-James show, Cavs mposht OKC
30 January, 2017 @10:01
Cleveland Cavaliers ka mposhtur Oklahoma City Thunderin në duelin ndër më të shikuar të natës në NBA. Kalorësit fituan 107-91 në fund për të ngritur kuotën e fitoreve në 32 pas kësaj beteje.
Kyrie Irving dhe LeBron James, shkëlqyen me performancat e tyre ku lujtën rol shumë të rëndësishëm për fitoren e skuadrës.
Irving luajti me 29 pikë e 10 asistime, ndërsa James ishte dy asistime larg shifrave triple-double (25 pikë, 14 kërcime e 8 asistime).
Ndërsa Russell Westbrook te Oklahoma përkundër se arriti të bëjë triple-double me 20 pikë, 12 kërcime e 10 asistime, nuk mjaftoi për fitore ndaj kampionit.
Cleveland vazhdoi kryesimin në Konferencën Lindore me bilanc prej 32 fitoreve e 14 humbjeve.