NË KËRKIM TË FINALES
Bileta e fundit për Final Four, sonte
31 January, 2017 @10:16
Me fillim në ora 19:00 sonte në “13 qershori” të Suharekës, KB Rahoveci do të kërkojë Final Fourin e parë në histori të klubit me një fitore potenciale ndaj Trepçës.
Në anën tjetër, Trepça kërkon që të futet në vendin e katërshes së madhe, aty ku janë zakonisht pjesa e epërme e Superligës - duke luftuar për Kupë të Kosovës në turneun final.
ORGANIZATORËT E VITEVE TË FUNDIT
Rahoveci që drejtohet nga Jeton Nixha vjen i motivuar në këtë ndeshje me fitoren e fundit ndaj Vëllaznimit në Superligë. Vreshtarët janë treguar stabil sa i përket forcave vendore të skuadrës, ku Muhamed Hasani me përvojën e tij po ndihmon shumë. Së fundi ekipi ka marrë edhe dy amerikanë, play-in Tyler Deihl dhe alon Rashan Bellinger.
Trepça hyn në ndeshje pas një humbjeje befasuse nga Ylli në Superligë. Trajneri Dimitris Papadopoulos nuk kishte futur në lojë alo-qendrën Kiel Turpin dhe mitrovicasit u mposhtën para Yllit. Tash, nuk ka vend për eksperiment më për gjelbërezinjtë.
Gjithçka vendoset në fushë të lojës, sonte.