Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATA E SOTME, VITI 2016

4 vjet më parë, Prishtina festoi mbrojtjen e titullit në BIBL

4 vjet më parë, Prishtina festoi mbrojtjen e titullit në BIBL


20 April, 2020 @0:08

Ka qenë pikërisht data e sotme, 20 prill, e vitit 2016, kur Prishtina mposhti skuadrën malazeze Mornar të Tivarit për të fituar për të dytën herë titullin e kampionit të Ligës Ballkanike (BIBL) në basketboll.

Finalja e vitit 2016 në BIBL u luajt në sistemin vajtje-ardhje dhe pasi që bardhekaltërit e kryeqytetit kishin fituar ndeshjen e parë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me 14 pikë diferencë (82-68), ndeshjen e kthimit e humbën 75-68, që mjaftoi për të ngritur trofeun e dytë të tyre në BIBL.

Më të mirët te Prishtina atë natë të vitit 2016 ishin Jason Washburn që kreu duelin final të BIBL-it me double-double prej 24 pikëve dhe 11 kërcimeve, pastaj Dardan Berisha me 15 pikë e 5 kërcime, kurse AndreW Warren shënoi 11 pikë e 6 kërcime për triumfin përfundimtar.

Në këtë ndeshje për Prishtinën në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Stanimir Marinov me 6 pikë, pastaj Mohamed Abukar 6, Edo Azemi 4 dhe Willie Kemp 2 pikë, 7 asistime e 5 kërcime.

Prishtina në këtë fundsezon drejtohej nga qiprioti Anthonis Constantinides.

Ky ka qenë edhe titulli i fundit i Prishtinës fituar në këtë ligë, që ka qenë liga e parë ndërkombëtare që ka pranuar ekipet e Kosovës, para se zyrtarisht FBK të pranohet në FIBA.

Në 11 stinorë të BIBL-it, me nga dy tituj ekipet më të trofeshme të garës janë: Prishtina, Levski Sofia dhe Hapoel Galil Gilboa.

Prej ekipeve të Kosovës, përveç Prishtinës që ka fituar dy herë titullin në këtë ligë, suksesin më të madh e ka arritur Bashkimi i Prizrenit, duke arritur finalen e vitit 2018 në stinorin 2017/18, kur u mposht nga Levski 83-72 në finalen e Final Fourit në Samokov të Bullgarisë.

NDESHJA E PARË

NDESHJA E DYTË

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga