Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFFS

44 pikët e Doncicit nuk mjaftojnë, Clippers rihap serinë

Foto: Getty Images

44 pikët e Doncicit nuk mjaftojnë, Clippers rihap serinë


29 May, 2021 @15:14

Los Angleles Clippers ka fituar ndeshjen e tretë të playoff-it ndaj Dallas Mavericks, duke ngushtuar epërsinë në 2-1.

Ndeshja filloi me një super-seri të Dallasit, kur ende pa u mbushur 5 minuta lojë, Dallasi kishte epërsi prej 19 pikësh, por Clippersat reaguan shpejt duke e mbyllur çerekun e parë me vetëm 3 pikë dallim.

Dy yjet e Clippersave, Kawhi Leonard dhe Paul George ishin më të dalluarit tek ekipi fitues, me Leonard që udhëhoqi ekipin me 36 pikë, i ndjekur nga George me 29 sosh.

Tek Dallasi, Luka Doncic përsëri tregoi magjinë e tij, duke shënuar plot 44 pikë, 9 kërcime dhe 9 asistime, por që ishin të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.


 
Të gjitha lajmet nga NBA