Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë - Fundjava e El Clasicos!

5 për fundjavë - Fundjava e El Clasicos!


Shkruan: G.P

9 April, 2021 @19:30

Jemi në fundjavën e El Clasicos!

Mjafton kjo ndeshje që fundjava të quhet e mirë në aspektin sportiv, por kemi edhe plot ndeshje tjera të mira, sidomos në Angli.

1. Liverpool - Aston Villa (e shtunë, 16:00)

Para ndeshjes kthyese ndaj Realit mesjavën e ardhshme, Liverpooli të shtunën luan me Aston Villën në ligë. Ndeshja e parë mes tyre në Birmingham ishte mbyllur 7-2 për Aston Villën, rezultat që erdhi si pasojë e kokëfortësisë së Liverpoolit që të vazhdonte të luante me mbrojtje të vendosur lartë përkundër mungesave në mbrojtje dhe përkundër faktit që sulmuesit nuk ushtronin presion kur kundërshtari kishte topin. Për më tepër, mbrojtja e vendosur lartë i ka kushtuar Liverpoolit edhe shumë herë të tjera këtë sezon.

Nuk ka dyshim që Liverpooli ende shpreson për një përmbysje ndaj Realit, por ndaj Aston Villës të shtunën nuk e ka “lluksin” të bëjë ndonjë rotacion të madh të formacionit. I duhet fitorja për top4 dhe do ta kërkojë me çdo kusht atë.

2. Real Madrid - Barcelona (e shtunë, 21:00)

Momentumin e fituar pas fitores ndaj Liverpoolit në mesjavë, Reali i Zidanet do ta kërkojë të shfrytëzojë për El Clasicon e kësaj fundjave. Pa Varane, Ramos e Carvajal në mbrojtje, përballja ndaj Barcelonës nuk do të jetë e lehtë. Kjo e fundit po kalon një pjesë të dytë të sezonit tejet të mirë dhe bashkë me Realin i janë rikthyer fuqishëm garës për titull, kjo edhe falë gabimeve të panumërta të Atleticos në muajt e fundit.

Thjeshtë, është “El Clasico” dhe nuk ka nevojë për shumë reklamë. Nuk bën të mos shikohet.

3. West Ham - Leicester City (e diel, 15:05)

A do të përfundojë West Hami në top-katërshe? Nuk është edhe e pamundur, sidomos nëse shikojmë ndeshjet e mbetura të “çekanëve” në Premier League. Do të duhet një vazhdimësi tejet e madhe dhe do të jetë e vështirë, por nuk është aq e pamundur sa tingëllon.

Ndeshja ndaj Leicesterit në shtëpi të dielën do të jetë një test i vërtetë. Shqetësim për David Moyes do të jetë (përsëri) lëndimi i Antonios, ndërkohë që do të mungojnë edhe Ogbonna e Rice, gjithashtu lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. Edhe Leicester ka mungesat e tij dhe minimalisht nuk do të donte ta humbte këtë takim.

Do të jetë një takim i mirë për t’u shikuar, madje edhe me shumë gola.

4. Tottenham - Manchester United (e diel, 17:30)

Ndonëse ndeshja e parë në “Old Trafford” u mbyll 1-6 për Spurs për arsye të ndryshme, kjo ndeshje nuk do të jetë e tillë sa i përket numrit të golave.

United shpesh ka ditur të lëshojë pikë në ndeshjet pas mesjavës me Europa League e Tottenhami i Mourinhos vazhdon të mos ketë vazhdimësi në rezultate. Pasi që United duket më stabil në luftën për “3 pozitat e dyta”, për Tottenhamin fitorja në këtë takim është me e domosdoshme se për Unitedin.

Çdo rezultat në këtë takim është i mundshëm, prandaj do të jetë një ndeshje e fortë. Ndoshta jo me shumë gola, por e fortë.


.

5. Betis - Atletico Madrid (e diel, 21:00)

Pavarësisht se çka ndodhë në El Clasico, Atletico duhet të fitojë të dielën ndaj Betisit. Pjesa e dytë e sezonit ka kaluar tmerrësisht keq për skuadrën e Simeones dhe më gabime nuk lejohen nëse e dëshiron titullin. Lëndimi i Luis Suarez i duhej më së paku në këtë moment të sezonit, por duhet të luftojnë me ata që i kanë të gatshëm. Edhe fitoret tipike 1-0/0-1 që kjo skuadër i arrin, në pjesën e mbetur të sezonit janë më se të mirëseardhura.

Jo rastësisht Betisi është i gjashti në Spanjë momentalisht dhe kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për Atleticon.


TË GJITHA NDESHJET

Shkëlqimi i mysafirëve në çerekfinale

Europa League

Shkëlqimi i mysafirëve në çerekfinale

08/04/21 @ 23:03

PAS FITORES

Afërdita Fazlija: Do të bëjmë kombëtare solide

Kosova

Afërdita Fazlija: Do të bëjmë kombëtare solide

08/04/21 @ 22:25

MALATYA 1-1 FENERBAHÇE

Ekipi i Jetmir Topallit ndalë Fenerbahçen

International/Sportistë shqiptarë në botë

Ekipi i Jetmir Topallit ndalë Fenerbahçen

08/04/21 @ 22:03

EUROPA LEAGUE

Arsenal - Slavia Praga, 11-shet startuese

Europa League

Arsenal - Slavia Praga, 11-shet startuese

08/04/21 @ 19:56

RIKTHIMI

Dardan Berisha gati për ndeshjen ndaj Bashkimit

FBK Superliga

Dardan Berisha gati për ndeshjen ndaj Bashkimit

25/10/24 @ 10:51

ISTOGU - BOREA

Adelman dhe Berisha shkëlqejnë, Istogu triumfon ndaj Boreas

FBK Liga e Parë

Adelman dhe Berisha shkëlqejnë, Istogu triumfon ndaj Boreas

24/10/24 @ 23:44

PUBLIKU NË PALESTRA

Rreth 5 mijë shikues në ndeshjet e xhiros së gjashtë

FBK Superliga

Rreth 5 mijë shikues në ndeshjet e xhiros së gjashtë

24/10/24 @ 16:19

NGA INFORMATORI NR 6

Vetëm një dënim për teknike nga xhiroja e gjashtë

FBK Superliga

Vetëm një dënim për teknike nga xhiroja e gjashtë

24/10/24 @ 16:08

FIFA RANKING - TETOR 2024

Kosova ngritet për 3, Shqipëria për 2 pozita pas ndeshjeve të tetorit

Liga e Kombeve/Shqipëria/Kosova

Kosova ngritet për 3, Shqipëria për 2 pozita pas ndeshjeve të tetorit

24/10/24 @ 14:20

ÇKA NDODHË PAS FAZËS SË LIGËS?

Liga e Kampionëve: I pari dhe i dyti, do të mund të takohen vetëm në finale

FFK Superliga

Liga e Kampionëve: I pari dhe i dyti, do të mund të takohen vetëm në finale

24/10/24 @ 11:32

PRISHTINË

Edhe Bora ndahet me trajnerin!

FBK Superliga/Transfere

Edhe Bora ndahet me trajnerin!

24/10/24 @ 10:55

UEFA YOUTH LEAGUE

Dy gola nga Lis Berisha, 2 Korriku U19 mposhtë UC Dublinin U19 në UEFA Youth League

FFK Superliga/International

Dy gola nga Lis Berisha, 2 Korriku U19 mposhtë UC Dublinin U19 në UEFA Youth League

23/10/24 @ 19:55

GJAKOVË

Vëllaznimi ndërpren bashkëpunimin me Branimir Pavicin

FBK Superliga/International/Transfere

Vëllaznimi ndërpren bashkëpunimin me Branimir Pavicin

23/10/24 @ 15:41

LEBRON JAMES ARRIN EDHE NJË MOMENT HISTORIK!

Lebron dhe Bronny James - në histori si babë e bir në një ndeshje të NBA-së

NBA

Lebron dhe Bronny James - në histori si babë e bir në një ndeshje të NBA-së

23/10/24 @ 11:23


 
Të gjitha lajmet nga