Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - RAHOVECI

6 fitore rresht, Rahoveci fiton në kryeqytet dhe merr kreun

6 fitore rresht, Rahoveci fiton në kryeqytet dhe merr kreun


23 December, 2020 @16:53

E gjashta fitore rresht për Rahovecin në Superligë!

Kësaj here skuadra vreshtare triumfoi ndaj Prishtinës në kryeqytet, për t’u ngritur në krye të tabelës, të paktën përkohësisht.

Me përjashtim të çerekut të fundit, në të cilin Prishtina ishte më e mirë, e gjithë pjesa tjetër e ndeshjes i takoi Rahovecit, që në fund triumfoi me rezultat 81-88.

Kujtojmë që Rahoveci sivjet e kishte mposhtur Prishtinën edhe në ndeshjen e parë në “Mizair Isma”.

TABELA AKTUALE

Te Prishtina, Fisnik Rugova dhe Daniel Lekndreaj luajtën me 22, respektivisht 20 pikë, duke shënuar gati gjysmën e pikëve të skuadrës, por jo mjaftueshëm për fitore.

Te vreshtarët triumfues, i zakonshmi Isaiah Traylor me 28 pikë, 6 asistime e 1 kërcim ishte më i miri, ndërkohë që pikë dyshifrore patën edhe Marvin Jones (24) dhe Alban Veseli (14).

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina e gjen veten me bilanc 3-7, një gjë e pazakontë në basketbollin kosovar, kurse Rahoveci momentalisht i prinë Superligës me bilanc 8-2.

Xhiron që vjen, Prishtina i shkon Yllit në Suharekë, kurse Rahoveci i shkon Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga