TIRANA - KUMANOVO

Abdul-Bassit tregohet vendimtar, Tirana mposht Kumanovën
7 November, 2017 @20:20
Në takimin e zhvilluar sonte në kuadër të Ligës Balkanike, Tirana e ka mposhtur skuadrën e Kumanovës me rezultat 75-73, në një takim i cili ishte tejet interesant deri në sekondat e fundit.
Tiranasit ishin më të mirë që nga çereku i parë i ndeshjes, derisa epërsinë e thelluan në 10 minutëshin e tretë, mirëpo rënia e lojës te skuadra vendase u pa në çerekun e fundit, në të cilin Kumanova përmbysi gjithçka dhe ishte shumë pranë fitores. Gjithsesi, në momentet më kritike të skuadrës së tij në skenë doli basketbollisti Abdul-Bassit, i cili shënoi 4 pikë radhazi dhe i dha fitoren skuadrës së tij.
Më të dalluarit sonte te Tirana ishin Gerti Shima me 21 pikë, 7 kërcime e 2 asistime dhe Endrit Hyseangolli me 20 pikë, 16 kërcime e 2 asistime, derisa te Kumanova u veçua Nikola Karakolev me 23 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.
Pas 4 ndeshjeve, Tirana tashmë ka bilanc 2-2, ndërsa Kumanova ka bilanc 1-3.