DREJT SKOCISË

Foto: FSHF
Aberdeen zyrtarizon mesfushorin e kombëtares shqiptare
9 June, 2022 @11:13
Skuadra skoceze, Aberdeen, ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Shqipërisë, Ylber Ramadani, ndërsa trajneri i skuadrës Jim Goodwin ka thënë se ky është hapi i parë drejt rindërtimit të skuadrës.
Ramadani ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin e Aberdeenit, ndërsa do t’i bashkohet ekipit në stërvitje me të përfunduar dokumentacionet për hyrje në Mbretërinë e Bashkuar.
Ylberi 26-vjeçar ftohet rregullisht në kombëtaren shqiptare, ndërsa pas 10 paraqitjeve me Shqipërinë U21, ai u bë pjesë e seniorëve kuqezi në vitin 2018 në ndeshje ndaj Norvegjisë.
Përndryshe Ramadani ka nisur karrierën e seniorit në ekipin e Ferizajit në 2013/14 për të kaluar pastaj te Prishtina, Drita, Partizani, Vejle dhe së fundi MTK të Budapeshtit.
I njëjtëi ka qenë pjesë e Kosovës U19 dhe U21, derisa prej vitit 2016 u bë pjesë e Shqipërisë U21 ku pastaj vazhdoi edhe te seniorët.