Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI KAMPION

Adis Beciragic emërohet përzgjedhës i Bosnjes

Foto: KBYlli/2aproduction

Adis Beciragic emërohet përzgjedhës i Bosnjes


17 June, 2022 @10:55

Pas largimit të Vedran Bosnicit nga posti i përzgjedhësit të reprezentacionit, Bosnja e Hercegovina ka emëruar trajnerin kampion me Yllin e Suharekës si përzgjedhës, Adis Beciragic.

I lindur në Sarajevë, ndërsa nesër feston ditëlindjen e 52-të, Beciragic pas njër karriere të bujshme kryesisht në Turqi dhe së fundi me tituj të fituar në Kosovë, pas aventurës si përzgjedhës i Irakut merr drejtimin e kombëtares së vendit të vet.

“Së pari më vie keq që Bosnic nuk ka arritur të gjejë gjuhën e njëjtë me drejtuesit për të vazhduar punën e shkëlqyeshme që e ka bërë me reprezentacionin. E kam thirrë edhe unë, i kam thënë të rishikojë vendimin. E tash gjithçka do të jetë shumë e vështirë, por a kam pasur zgjidhje tjetër? Të thoja jo dhe të shtojë edhe më shumë problemet që i ka reprezentacioni i vendit tim?” ka thënë ndër të tjera Beciragic për faqen zyrtare të Federatës së atjeshme.

Detyra e menjëhershme e Beciragicit do të jetë kalimi në rrethin e dytë të kualifikimeve për Kampionat Botëror. Bosnjes i duhet të arrijë së paku një fitore në dy ndeshjet e ardhshme, më 1 dhe 4 korrik ndaj Çekisë ose Bullgarisë. Ai përgjatë karrierës së tij në Turqi ka punuar si ndihmës i Bogdan Tanjevicit në reprezentacionin e Turqisë. 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga