FIBA EUROPE CUP - GRUPI K
AEK mposht Astanën
17 November, 2015 @20:01
AEK Larnaca qipriote që llogaritej ekipi më i dobët i Grupit K, ka shënuar edhe fitoren e dytë në grup me radhë. Sonte AEK mposhti Astanën nga Kazakistani me rezultat të thellë 87-68.
Primoz Brezec ka qenë lojtari më efikas i ekipit fitues me 21 pikë të shënuara dhe 8 kërcime të regjistruara, derisa atij i ndihmuan edhe Jonathan Gilling me 19 pikë dhe Deonta Vaughn me 14 tjera të shënuara.
AEK fitoi ndeshjen në çerekun e parë të lojës, kur krijoi epërsi 25-9, ndërsa në vazhdim këndellja e Astanas ishte e vonshme, derisa AEK-u menaxhoi mirë rezultatin për të shënuar fitoren e dytë në Grupin K.
Aktualisht, AEK ka 2 fitore e 2 humbje, derisa Astana ka 1 fitore e 3 humbje nga 4 ndeshjet e para.