EUROPE CUP
AEK mposht Prishtinën
10 November, 2015 @19:50
Skuadra qipriote, AEK Larnaca, ka shënuar fitoren e parë të stinorit në Europe Cup duke e mposhtur Sigal Prishtinën sonte me afro 20 pikë dallim.
Ekipi qipriot ka krijuar diferencë në rezultat çerek pas çereku duke e ngritur atë rreth 20 pikëve në pjesën e fundit të ndeshjes.
Përkundër tentimeve në fund që të arrijnë te fitorja bardhekaltërit edhepse u afruan në rezultat, në fund u dorëzuan në 101-84.
Dardan Berisha shënoi 28 pikë për Prishtinën në këtë ndeshje, derisa përveç tij vetëm Mohamed Abukar (18) dhe Alhadji Mohammed (10) shënuan pikë dyshifrore. Abukar në pjesë të parë shënoi 16 pikë, ndërsa në pjesë të dytë vetëm 2!!!
Te AEK-u, 5 basketbollistë përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Thaddus McFadden shënoi 28 pikë, kurse Deonta Vaughn përfundoi ndeshjen me 18 pikë dhe 10 asistime duke i dhënë fitoren e parë ekipit të tij.
AEK dallimin më të madh ndaj Prishtinës e ka bërë nga tre pikëshi. Derisa qipriotët shënuan 54% të tentimeve për tre pikë, Sigal Prishtina ka arritur t’i shënojë vetëm 27% të tyre. Njashtu, edhe asistimet kanë bërë dallim të madh ku AEK-u ka pasur 26 e Prishtina vetëm 16 asistime në ndeshje.
Mëposhtë, shikoni tabelën aktuale të Grupit K në FIBA Europe Cup.
TABELA AKTUALE E GRUPI K:
1. | Energia | 6 pikë | 3 ndeshje |
2. | Sigal Prishtina | 4 pikë | 3 ndeshje |
3. | Astana | 4 pikë | 3 ndeshje |
4. | AEK | 4 pikë | 3 ndeshje |
Statistikat individuale te AEK
1 | Thaddus McFadden | 28 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
2 | Primoz Brezec | 19 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
3 | Deonta Vaughn | 18 pikë | 1 kërcim | 10 asistime |
4 | Timoslav Petrovic | 12 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
5 | Panagiotis Trisokkas | 10 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
6 | Jonathan Gilling | 4 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
7 | Iakovos Panteli | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Gabriel Kilaras | 4 pikë | - | 2 asistime |
9 | Joseph Roundy | 2 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Prishtina
1 | Dardan Berisha | 28 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
2 | Mohammed Abukar | 18 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
3 | Khalid El-Amin | 11 pikë | - | 3 asistime |
4 | Alhaji Mohammed | 10 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
5 | Jason Washburn | 8 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
6 | Stanimir Marinov | 4 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
7 | Gjorgji Cekovski | 3 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Gëzim Morina | 2 pikë | 3 kërcime | - |