DEKLARATA E MIJOVIC
Jemi në krizë të vogël
10 November, 2015 @11:07
Bashkimi ka regjistruar dy humbje nga dy ndeshje që i luajti si mysafir në BIBL këtë stinor. Ekipi prizrenas fitoren e parë e shënoi si vendas ndaj Pejës dhe në udhëtimet e deritashme nuk e arriti këtë.
Lëndimet dhe largimi i qendrës greke llogariten të jenë arsyet kryesore për rezultatet jo të mira të Bashkimit, ndërsa trajneri i ekipit beson që sonte do të bëjnë gjithçka për fitore, përkundër se rivali është përforcuar.
“Lovçeni është përforcuar tashmë në krahasim me fillimin e stinorit. Ne jemi në krizë të vogël, që na ka kapluar për shkak të lëndimeve dhe nuk kemi gjetur zëvendësime adekuate për lojtarët e larguar. Kjo është situata. Megjithatë, ne hymë në lojë për të bërë gjithçka për fitore, pasi triumfi është i rëndësishëm për ne në këtë fazë të BIBL,” është cituar të ketë thënë Petar Mijovic, trajner i Bashkimit, transmeton faqja zyrtare e FBK-së.
Bashkimi zhvillon sonte ndeshjen ndaj Lovçenit të Cetinjes me fillim në ora 18.
Derisa ekipi malazez nga dy ndeshje nuk ka shijuar fitoren, ekipi i Bashkimit ka 1 fitore nga 3 ndeshje të zhvilluara deri sot.