DUELI I TRETË SI MYSAFIR
Bashkimi mysafir i Lovçenit
10 November, 2015 @9:10
Xhiroja e katërt e Balkan League nis sonte, derisa ekipi që po debuton në këtë garë, Bashkimi ka udhëtuar drejt Cetinjes së Malit të Zi dhe është gati para ndeshjes me Lovçenin.
Ekipi malazez nuk ka shënuar asnjë fitore në dy ndeshjet e para të kësaj gare deri më tani dhe pritet të jetë arrë e fortë për Bashkimin.
Në anën tjetër, Bashkimi tashmë ka të rikthyer nga lëndimi Granit Rugovën dhe pritet që të bëj diçka më shumë në ndeshjen e tretë si mysafir në katër xhirot e para të BIBL këtë stinor.
Bashkimi ka bilanc 1 fitore e 2 humbje nga 3 ndeshjet e para të Grupit B, ndërsa Lovçeni ka bilanc të 2 humbjeve nga 2 ndeshjet e e para të grupit.