BURWELL PAS FITORES
Në fund, do të jemi kampionë
9 November, 2015 @20:42
Basketbollisti amerikan, Kevin Burwell, ka qenë njëri ndër më meritorët për fitoren e ekipit të Pejës në fundjavë ndaj Sigal Prishtinës.
Peja ka arritur që të bëj rikthim të madh në çerekun e fundit, duke e shkrirë tërë kapitalin bardhekaltër të arritur në tre çerekët e parë të ndeshjes derbi.
“Jemi të kompletuar dhe vetëm duhet të mbajmë vetëbesimin dhe të punojmë mençur që të bëhemi më të mirë. Duhet të kujtojmë vazhdimisht se jemi në luftë për titullin kampion. Nëse iu përmbahemi këtyre gjërave, çdo ditë, atëherë nuk ka dyshim që në fund të stinorit do të jemi kampionë,” ka thënë playmakeri 26 vjeçar i ekipit të Pejës për Kohën Ditore sot.
Burwell përfundoi këtë ndeshje me 18 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime.
Peja mposhti Sigal Prishtinën me 3 pikë dallim dhe është ekipi i vetëm në Superligë që nuk ka pësuar humbje deri më tani.