BASHKIMI
Fitorja e parë si mysafir
10 November, 2015 @19:43
Bashkimi i Prizrenit ka arritur të shënojë fitoren e parë si mysafir në gara ndërkombëtare, duke e mposhtur Lovçenin në Cetinje sonte.
Ekipi i drejtuar nga Petar Mijovic ka arritur të shënojë fitoren e dytë në Grupin B të BIBL dhe kështu ka lënë vendasit pa fitore në këtë grup.
Ndoshta, edhe deklaratat e kujdesshme të trajnerit të portokallezinjëve kanë qenë më shumë për t’i koncentruar lojtarët e tij për këtë përballje sesa që kishin të bënin me forcën reale të Lovçenit.
Në fund, Bashkimi fitoi me 9 pikë epërsi derisa më efikasi në ndeshje ka qenë Granit Rugova me 20 pikë të shënuara.
Atij i ndihmuan edhe amerikanët Tay Waller (16) dhe Theron Bussey (17) si dhe Gerti Shima me double-double të zakonshëm prej 10 pikëve dhe 10 kërcimeve në ndeshje.
Sreten Knezevic dhe Petar Jovanovic kanë qenë më efikas te vendasit, me 12, përkatësisht 11 pikë të shënuara.
Pas kësaj fitoreje Bashkimi merr lidershipin e përkohshëm të grupit me 2 fitore e 2 humbje, derisa Lovçen mbetet i fundit me 3 humbje të regjistruara.
Statistikat individuale te Lovçen:
1 | Sreten Knezevic | 12 pikë | - | 11 kërcime |
2 | Petar Jovanovic | 11 pikë | 3 asistime | 4 kërcime |
3 | Ratko Petric | 10 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
4 | Mihaljo Tmusic | 8 pikë | 1 asistim | 3 kërcime |
5 | Nikola Vukcevic | 6 pikë | 1 asistim | 1 kërcim |
6 | Marko Koljevic | 6 pikë | - | 1 kërcim |
7 | NIkola Borilovic | 6 pikë | 1 asistim | - |
8 | Milos Latkovic | 5 pikë | 2 asistime | 9 kërcime |
9 | Vasilije Knezevic | 2 pikë | 1 asistim | 2 kërcime |
10 | Filip Sevaljevic | - | 0'07'' min lojë | - |
Statistikat individuale te Bashkimi:
1 | Granit Rugova | 20 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
2 | Theron Bussey | 17 pikë | 3 asistime | 6 kërcime |
3 | Tay Waller | 16 pikë | 4 asistime | 6 kërcime |
4 | Gerti Shima | 14 pikë | 1 asistim | 10 kërcime |
5 | Arbër Tolaj | 2 pikë | 1 asistim | 1 kërcim |
6 | Sani Ibrahim Abu | 2 pikë | 1 asistim | 8 kërcime |
7 | Andi Shehu | 2 pikë | - | - |
8 | Qëndrim Biraj | 2 pikë | 1 asistim | - |
9 | Endrit Hysenagolli | - | 4'54'' min lojë | 1 kërcim |
10 | Arion Balluku | - | 0'33'' min lojë | - |