NGA INFORMATORI NR. 13
Afro €500 dënime nga përballja Prizreni-Trepça
19 December, 2018 @8:43
Dueli tejet interesant i xhiros së XIII të Superligës nuk ka kaluar pa ndëshkime nga FBK-ja.
Prizreni kishte arritur sukses të madh në këtë përballje duke mposhtur Trepçën që ishte në formë, ndërsa gabimet teknike dhe diskualifikuese ekipeve nga kjo ndeshje në total i kanë sjellë 475 euro gjobë.
Trajneri i Prizrenit, Arbnor Rifati, është dënuar me 300 euro.
Trajneri i Trepçës, Ilir Selmani, është dënuar me 75 euro.
Basketbollisti i Trepçës, Mark Dorris, është dënuar me 100 euro.
Nga përballjet tjera të xhiros së XIII të Superligës, nuk është shënuar asnjë parregullësi nga Informatori i kësaj xhiroje.