Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VRESHTARET

Alban Veseli zyrtarizohet te Rahoveci

Alban Veseli zyrtarizohet te Rahoveci


29 September, 2020 @19:41

Njëri ndër lojtarët më me përvojë në basketbollin kosovar, Alban Veseli, para pak çastesh është zyrtarizuar te Rahoveci për stinorin 2020/21.

Vreshtarët kanë ndezur motorët për edicionin e ri basketbollistik dhe pas vazhdimit me kapitenin dhe disa lojtarëve tjerë, para pak çastesh zyrtarizuan edhe përvojën - me Albanin.

“Jam shumë i lumtur. Do të jap 100%-shin vetëm e vetëm që të korrim sukses,” citohet të ketë thënë Albani për faqen zyrtare të Rahovecit.

Veseli që ka luajtur për shumë skuadra të Superligës, pritet t’i ndihmojë ekipit që po synon pjesën e epërme të Superligës dhe debutimin sa më të mirë të skuadrës në ligën e posa krijuar Unike.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike