PËRFAQËSUESJA
Amerikani i reprezentacionit, qendër
9 April, 2016 @15:09
FBK është në përgatitje për krijimin e reprezentacionit për kualifikime të Eurobasket 2017. Kosova është në grup të vështirë, ku garojnë edhe Sllovenia, Ukraina dhe Bullgaria.
Dy vendet e para pritet të shkojnë tutje nga grupi, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen brenda 31 gushtit dhe 17 shtatorit 2016.
Kosova është duke shikuar mundësinë për të natyralizuar një basketbollist të huaj, pasi që ka të drejtë. Ndërsa trajneri, Arben Krasniqi, preferon që ky të jetë lojtar i pozitës qendër.
“Jemi duke i përcjellë 4-5 basketbollistë amerikanë. Kemi të drejtë të natyralizojmë një dhe mbetet të shohim cilin. Më shumë na duhet një lojtar i pozitës qendër, kemi nevojë edhe një lojtar në pozitën e organizatorit, por më shumë na duhet një qendër”, ka thënë Krasniqi për koha.net sot.